Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtohet nëndetësja për festa nën det, mund të mbajë deri në 120 persona 200 metra në thellësi


Një pjesë festash ku mund të marrin pjesë deri në 120 persona tashmë mund të zhvillohen nën det.

‘Under Water Entertainment Platform’ (ose shkurt UWEP) e ndërtuar nga Holanda është një nëndetëse rreth 35 metrash me bateri, që mund të zhytet deri në 200 metra thellësi dhe pritet të përdoret nga grupe të mëdha personash që duan të zhvillojnë festa nën det.

Nëndetësja përfshin një hapësirë ​​të brendshme prej 1600 metrash katrorë për 120 të ftuarit e saj plus ekuipazhin dhe ka një restorant me 64 vende, një palestër nën det, një kazino ujore si dhe një sallë dasmash.

Mjeti u projektua dhe u ndërtua nga U-Boat Worx, e cila është e specializuar në nëndetëset private dhe ato tregtare.

Rreth 14 dritare të mëdha brenda kabinës, së bashku me dritat e jashtme për të ndriçuar thellësitë e oqeanit, do i lejojnë të ftuarit të shohin mrekullitë dhe misteret e detit ndërsa shijojnë qëndrimin brenda.

Pasi të dalin në sipërfaqe, nuk do të ketë nevojë për dekompresim, siç është rasti me zhytjen në skuba, pasi presioni i ajrit në mushkëritë e çdo klienti do mbrohet brenda mjedisit me ajër të kondicionuar dhe me presion të plotë.