Vendosni fjalën kyçe....

Johnson përgatit ‘sëpatën’, 90 mijë punonjës të administratës mund të pushohen nga puna


Kryeministri britanik Boris Johnson urdhëroi të enjten ministrat e kabinetit të pakësojnë ndjeshëm nivelet e stafit në një shtytje për të ulur shpenzimet qeveritare.

Sipas raporteve të medias, kryeministri ka vendosur plane për të pushuar deri në 90,000 nëpunës civilë, që është e barabartë me një të pestën e ‘Whitehall’.

Johnson i tha ‘Daily Mail’ se ulja e numrit të punonjësve do të prodhonte kursime që mund të përdoren për të ndihmuar publikun.

“Ne duhet të ulim koston e qeverisë për të ulur koston e jetesës.” – tha ai.

“Çdo stërlinë që qeveria kursen janë para që mund të shpenzohen për prioritetet e tyre, për jetën e tyre.”

Johnson ka urdhëruar ministrat të përgatisin propozime për shkurtimin e vendeve të punës për departamentet e tyre brenda një muaji.

‘Foreign Times’ zbuloi në dhjetor se qeveria britanike kishte zhvilluar plane për të shkurtuar numrin e shërbimit civil me 49,000 punëtorë, duke e kthyer atë në nivelin e tij para pandemisë.

Plani i ri për të hequr 90,000 vende pune do ta kthente madhësinë e Whitehall-it në nivelin e tij përpara votimit të Brexit të 2016-ës dhe do të kursente rreth 3.5 miliardë paund (mbi 4 miliardë dollarë) në vit.