Vendosni fjalën kyçe....

Meta në Paris me ftesë të Macron, me këtë rast takon ish-yllin e kombëtares (FOTO)


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është nisur sot për një vizitë zyrtare në Francë, pas ftesës së homologut të tij francez Emmanuel Macron.

Në Francë, Meta do të marrë pjesë në Ceremoninë e 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore dhe në Forumin e Parisit për Paqen.

Në këtë Forum, do të jenë të pranishëm shumë kryetarë shtetesh e qeverie, zyrtarë të lartë të organizatave botërore dhe personalitete të politikës.

Meta ka publikuar një foto nga Parisi, ku shihet sëbashku me ish-lojtarin e Kombëtares Shqiptare Edvin Murati,  i cili punon në Francë si menaxher futbolli.

“Sot me yllin e kuqezinj Edvin Murati në Paris, në prag të Ceremonisë të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.”, shkruan Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *