Vendosni fjalën kyçe....

“PD, si Partia e Punës” – Alizoti i kundërpërgjigjet Ramës: Nuk ke moral të flasësh


Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka reaguar në lidhje me deklaratën që bëri sot kryeministri Edi Rama në Kuvend, ku tha se PD-ja është kthyer si Partia e Punës kur flet për krizën e çmimeve.

Në një prononcim për mediet, Alizoti tha se Rama nuk ka moral të bëjë moral, pasi Partia e Punës janë njerëzit e tij Kristaq Rama dhe Spiro Koleka. Ai u shpreh se Rama vetë është pinjoll i një xhelati, siç ishte sipas tij Kristaq Rama.

“Më ngacmoi deklarata e kryeministrit i cili tha se “PD ka marrë tiparet e Partisë së Punës”. Ca gjera mund të qëndrojmë dhe ca gjëra jo. Njeriu që nga ana biologjike ka prejardhje të një xhelati, i biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Kolekës, bridhte në rrugët e Bllokut, kur ne vuanim burgjeve, dhe vishte çorapet e kuqe. Partinë e Punës e ka njohur ai më mirë se kurrë. Ai duhet të jetë krenar që është pinjoll i Partisë së punës. Ai foli për veten e tij, partia e punës është Kristaq Rama dhe Spiro Koleka. Ai ka ikur të shëtisë, dhe të merret me punë boshe. I vetmi individ është se i dalin shokët në televizion dhe i bëjnë moral.”- tha Alizoti.

Deputeti demokrat foli për protestën e djeshme të qytetarëve në Tiranë duke thënë se është pro reagimeve të tilla. Ai shprehet se PD duhet të udhëheqë protestat në vend: “Shqipëria nuk duhet të reshtë së protestuari sepse është vendi me padrejtësitë të mëdha. Nëse në botë sfidat e mëdha janë mjedisi apo teknologjia në këtë vend sfida është uria.  Opozita bëhet të bëjë më shumë protestë, unë jam për protestë maksimale ndaj një njeriu të tillë. Për mendimin tim PD duhet të jetë në pararojë të protestave. Ka protestuar kur i ati i Kryeministrit ishte anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës”.