Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria miraton reformën në ujësjellsa, nga 61 ndërmarrje do jenë vetëm 15


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në njoftimin e vendimeve të qeverisë bëri të ditur sot se është miratuar strategjia për menaxhimin e ujësjellësave, duke i hequr kështu nga menaxhimi nga pushtetit vendor dhe duke përcaktuar MIE-n aksioneri mazhoritar.

Balluku në një deklaratë për mediet, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave tha se nga 61 ujësjellësa që ndodhen në 61 bashki të vendit do të kalohet me 15 ujësjellësa qendror, të cilët do të mirëmenaxhojnë financat dhe burimet natyrore nën mbikëqyrje.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të jetë aksioneri mazhoritar, i secilit prej 15 ndërmarrjeve duke bërë një mirëmenaxhim të situates, nisur nga kreditë që janë marrë gjatë kohës së tranzicionit, por mbi të gjitha për të vënë në jetë të gjitha politikat sa i përket sistemit të ujësjellësave dhe ujërave të ndotura”-tha Balluku.