Vendosni fjalën kyçe....

Laçi s’e llogarit Kastriotin e ‘saldon’ vendin e dytë


Laçi nuk ka hasur aspak probleme në ndeshjen e pasdites së sotme në fushën e tij ndaj Kastriotit duke e mundur këtë të fundit 4-1.

Me këtë rezultat laçjanët e kanë salduar vendine  dytë që u mundëson pjesëmarrjen në Kupat e Europës.

Në garë për vendin e tretë janë Partizani, Kukësi e Vllaznia me këta dy të fundit që ndeshen me njëri-tjetrin kokë më kokë.

Dy ndeshjet e tjera të ditës së nesërme janë Dinamo-Skënderbeu e Teuta-Egnatia.