Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli Kombëtar mblidhet në PD, dalin emrat për kreun e ri


Komisioni i Rithemelimit ka nxjerrë dy emrat të cilët do jenë në garë për drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Në mbledhjen e kësaj të premteje para mbledhjes së Këshillit, është vendosur që kandidatë do të jenë Edi Paloka dhe Eleina Qirici.

Paloka ka qenë edhe më parë kryetar Këshilli por më pas u shkarkua nga grupimi i Lulzim Bashës pasi iu bashkua Foltores dhe Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të mbledhur nga Sali Berisha.

Eleina Qirici ka qenë deputete e Partisë Demokratike gjatë periudhës 2013-2017 në qarkun e Korçës.

Në mbledhjen e sotme Këshilli do diskutojë edhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit.