Vendosni fjalën kyçe....

Rritet në 85 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, 9 raste të reja


Rritet numri i të infektuarve dhe në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë në shtetin fqinj ka njofton se gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 9 raste të reja me koronavirus në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve me Covid-19 në 85.

Ministria e Shëndetësisë dha dhe informacione për gjendjen shëndetësore të pacientëve me koronavirus.

“Pacienti i vetëm që është nën aparat të frymëmarrjes është në fazë kritike. Tek tre pacientët e tjerë është zhvilluar formë e pneumonisë së rëndë por që për momentin janë në gjendje stabile. Pacientët tjerë kanë pasqyrë më të lehtë klinike. Të gjithë pacientët që po i nënshtrohen trajtimit shtëpiak janë në kontakt të vazhdueshëm me Klinikët”, shtojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Alsat shkruan se raste me koronavirus deri më tani ka në qytetet e Shkupit, Dibrës, Shtipit, Kavadarit, Gostivarit dhe Ohrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *