Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në ishullin e Kretës, pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze të mitur.
Sipas denoncimit të vajzës, ajo ishte njohur me 19-vjeçari nga Shqipëria në një shkollë në zonën e tyre, ku sipas saj ai e përdhunoi.
Menjëherë pas denoncimit, të enjten i riu u arrestua nga policia.
Por siç shkruajnë mediat greke, i riu shqiptar pretendon se gjithçka ka ndodhur me vullnetin e të miturës, me të cilën thotë se janë në një lidhje.