Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky bisedë me homologun gjerman, bien dakord të hedhin pas krahëve mosmarrëveshjet


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar bisedime telefonike me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, pohoi të enjten media gjermane Der Spiegel.

Dy liderët thuhet se ranë dakord të vazhdojnë përpara dhe të harrojnë inatet e së kaluarës në lidhje me vendimin e Kievit muajin e kaluar për të anuluar vizitën e Steinmeier në Ukrainë.

Sipas medias, Zelensky dhe Steinmeier folën me telefon për rreth 45 minuta të enjten, me presidentin gjerman që thuhet se premtoi mbështetjen e plotë të Berlinit për Kievin.

Gazeta e përshkroi bisedën e supozuar si një përpjekje për të lehtësuar tensionet midis dy vendeve, të cilat rezultuan nga vendimi i mëparshëm i Ukrainës për të anuluar vizitën e planifikuar të Steinmeier në Kiev në minutën e fundit në mes të prillit.

Der Spiegel, duke cituar një burim të paidentifikuar, gjithashtu raportoi se bisedimet e fundit telefonike treguan se ‘irritimet e së kaluarës ishin hedhur pas krahëve’.

Zelensky thuhet se ftoi Steinmeier dhe të gjithë udhëheqjen gjermane për të vizituar Ukrainën, megjithëse nuk ishte e qartë nëse presidenti gjerman po planifikonte një udhëtim të tillë në të ardhmen e afërt, vuri në dukje gazeta.

Sipas Der Spiegel, nëse të dy udhëheqësit vërtet varrosnin inatet e tyre, kjo mund të hapte rrugën për vizitën e kancelarit Olaf Scholz në Ukrainë.

Ndërkohë, Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock njoftoi të mërkurën planet e saj për të vizituar së shpejti kryeqytetin ukrainas, duke refuzuar megjithatë të zbulojë ndonjë datë konkrete.

Sipas Der Spiegel, diplomatja do të dëshironte të përkujtonte viktimat e Luftës së Dytë Botërore së bashku me homologun e saj ukrainas dhe të diskutonte situatën e tanishme.

Të martën, ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andrey Melnik, e quajti kancelarin e vendit, Olaf Scholz, një ‘humbës të zemëruar’ për kundërshtimin e tij për të bërë një vizitë në Kiev pasi autoritetet ukrainase shpërfillën presidentin gjerman Frank-Ëalter Steinmeier në mes të prillit.

Steinmeier duhej të bënte një vizitë në Kiev së bashku me liderët e Polonisë dhe shteteve baltike më 13 prill. Megjithatë, autoritetet ukrainase i sinjalizuan një ditë më parë se ai ‘nuk ishte mirëpritur’ në Kiev, sepse ai dyshohet se kishte nxitur marrëdhënie të mira me Moskën.