Vendosni fjalën kyçe....

“S’më përshëndet, sillet ftohtë” – Topalli i pëgjigjet Kokalarit: Nuk kemi miqësi, nuk njihemi


Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i është përgjigjur deklaratës së Evi Kokalarit një ditë më parë.

Kjo e fundit deklaroi se Topalli nuk e përshëndeste, se sillej ftohtë dhe se gjatë karrierës së saj nuk kishte mbajtur gra pranë vetes në mënyrë që të binte vetë në sy.

Topalli tha në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV se nuk kishte njohje e as miqësi më Kokalarin.

“Jo. Nuk është ashtu. Nuk kemi miqësi, nuk njihemi.” – tha Topalli.

Ndërsa deputeti Këlliçi tha se Kokalari është një aktiviste e Partisë Republikane në SHBA që i ka dhënë një ndihmë të madhe PD-së por se nuk ka asnjë detyrë në PD.

“Asnjë detyrë. Jeton në SHBA dhe është aktiviste e Partisë Republikane. Janë deklaratat e saj, është aktiviste republikane, ka qëndrimet e saj konservatore.” – tha Këlliçi.