Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari për Gazment Bardhin: Ai do fshihet nga historia e PD-së, dëmtoi partinë e shpërdoroi besimin e demokratëve


Ish-deputetja e PD-së Rudina Hajdari tha mbrëmjen e sotme se Gazment Bardhi do fshihet nga historia e partisë.

Hajdari theksoi se Bardhi e ka dëmtuar PD-në dhe nuk e njeh historinë e saj.

Po kështu ajo tha se edhe pse kishte një post shumë të rëndësishëm ai e shpërdoroi besimi e demokatëve dhe me sjelljet e tij ka treguar që s’e di historinë e PD-së.

“Nuk ja vlen të komentosh Gazment Bardhin. Ai lloj statusi tregon që s’e di historinë e PD. Ka sjellë dëmtimin e PD, ai nuk di historinë e saj. Gazment Bardhi kishte një post shumë të rëndësishëm në PD dhe shpërdoroi besimin e demokratëve në një farë mënyrë që historia e tij brenda PD nuk do mbahet mend si Sekretar i Përgjithshëm. Ai do fshihet nga historia e PD. Sot ka akses në Facebook dhe disa ndjekësa, aq sa ka mundësi të komunikojë me demokratët.” – tha Hajdari në emisionin ‘Çim Peka Live’.