Vendosni fjalën kyçe....

U kap me dokumente italiane të dyshuara të falsifikuara, arrestohet 42-vjeçari në Kukës


Një 42 vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur dy dokumente identifikimi italiane të dyshuara si të falsifikuara.

Shtetasi K.A 42-vjeç banues në Kukës, akuzohet për veprën penale “Flasifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 42 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesë iu gjetën dhe sekuestruan dy dokumente identifikimi italiane me gjeneralitetet dhe fotografinë e tij, të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave“-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *