Vendosni fjalën kyçe....

“Si guxoni” – Kalama Harris si Greta Thunberg, tallet në rrjet (Video)


Konservatorët në Twitter kanë ironizuar fjalimin e zv.presidentes amerikane Kamala Harris në mbrojtje të abortit të martën.

Harris foli në një gala për mbledhjen e fondeve për komitetin e veprimit politik pro-abortit dhe vlerësoi draftin e rrjedhur të një opinioni të Gjykatës së Lartë që sinjalizon fundin e ligjit që lejon abortin ‘Roe kundër Wade’.

Gjatë fjalimit të saj, Harris theksoi urgjencën e momentit dhe pretendoi se ai paraqet një rrezik për ‘të drejtat dhe liritë’ e grave për të zgjedhur abortin.

Ajo u tall në rrjet pasi përdori shprehjen e famshme të Greta Thunberg ‘Si guxoni’.

Në një video virale të deklaratave të saj, Harris pyeti: “Si guxojnë ata? Si guxojnë t’i thonë një gruaje se çfarë mund të bëjë dhe të mos bëjë me trupin e saj? Si guxojnë ata? Si guxojnë ta ndalojnë atë të vendosë për veten e saj?

“Si guxojnë ata të përpiqen t’u mohojnë grave të drejtat dhe liritë e tyre?” shtoi ajo.

Përdoruesit konservatorë të Twitter-it e kritikuan Harris-in për fjalimin e saj pro abortit.