Vendosni fjalën kyçe....

Kapen kubikë me kanabis, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Kolonjë


Një 39-vjeçar në Kolonjë është shpallur në kërkim pasi akuzohet për kultivim lëndësh narkotike.

I riu me iniciale B.A., banues në fshatin Taç dyshohet se është pronari i një parcele ku u gjetën disa kubikë të dyshuar kanabis.

Lënda narkotike u gjet në fshatin Taç i Sipërm.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, për veprën “Kultivimi i bimëve narkotike”, në ngarkim të shtetasit B. A., 39 vjeç, banues në fshatin Taç, Kolonjë dhe po punojnë për kapjen e tij, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në fshatin Taç i Sipërm, në një parcelë në pronësi të tij, u gjetën 32 bidona plastikë të përshtatur si kubikë, në katër prej të cilëve ishin kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.”