
Ligjvënësit britanikë i kanë bërë thirrje sipërmarrësit miliarder Elon Musk që të dëshmojë për blerjen e planifikuar prej 44 miliardë dollarësh të Twitter, duke i kërkuar atij të japë hollësi mbi vizionin e tij për gjigantin e mediave sociale.
Kërkesa u bë publike herët në mëngjes nga deputeti Julian Knight, i cili kryeson Komisionin Dixhital. “Komiteti im ka vënë në dukje blerjen tuaj të propozuar të Twitter dhe ne jemi të interesuar për zhvillimet që ju propozoni.” – thuhej në letër, duke shtuar: “E di që keni shprehur dëshirën tuaj që kritikët të mbeten në Twitter dhe kjo mund të paraqesë një mundësi për të adresuar çdo kritikë në publik.”
Në një deklaratë të veçantë, Knight vazhdoi të thoshte se ligjvënësit janë ‘të prirur të mësojnë më shumë se si zoti Musk do të ekuilibrojë angazhimin e tij të qartë ndaj fjalës së lirë me detyrimet e reja për të mbrojtur përdoruesit e Twitter nga dëmtimet në internet’.
Letra e Knight vjen ndërsa deputetët britanikë shqyrtojnë legjislacionin për sigurinë në internet që do t’u jepte rregullatorëve fuqi gjithëpërfshirëse për të shtypur mediat sociale dhe platformat e tjera të internetit.
Projektligji përmban një masë që do të detyronte faqet më të mëdha të lejojnë përdoruesit të verifikojnë identitetin e tyre dhe t’u ofrojnë atyre zgjedhjen e shmangies së ndërveprimeve me llogari të paverifikuara.