Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Alibeaj po vijon lojën që nisi Basha në interes të Ramës, po përçan partinë me përjashtime


Deputeti i PD-së Paloka tha mbrëmjen e sotme se në parti janë shpërfaqur tre grupime. Po kështu ai akuzoi Alibeajn se po vijon lojën e nisur nga ish-kreu i PD-së Basha në interes të kryeministrit Rama.

Ish-kreu i Këshillit Kombëtar të partisë tha se një nga grupet është ai i deputetëve që po ndjekin lojën e Bashës e Alibeajt në interes të Ramës ndërsa pjesa tjetër janë deputetët që qëndrojnë mes dy palëve por që kërkojnë bashkimin e grupit parlamentar ndryshe nga përjashtimi që sipas tij po bën Alibeaj.

“Arriti puna që me paturpësi deklaroi pas mbledhjes se grupi i PD është i përbërë me 36 deputëtë. Përjashtoi 16 deputetë vetëm që t’i dalin numrat. Ramës për tu shitur sikur ka konsensusin e opozitës aq i duhen, sa mbledh Alibeaj. Problemi është se interesi i demokratëve s’është ajo lojë që vazhdon për fat të keq, e nisi Basha, po e vazhdon Alibeaj me të njëjtin synim, të njëjtat hile, gjithçka bëhet për t’i dhënë një dorë Edi Ramës, për ta mbajtur grupin të përçarë. Grupi i PD ka tre grupime. Një pjesë që ju bashkua anëtarësisë që në fillimet e ‘Foltores’. Një pjesë tjetër e deputetëve që i pamë qorrazi që ndjekin lojën e Bashës, Alibeajt dhe Ramës. Pjesa tjetër ka zgjedhur që të qëndrojë mes dy palëve por qartazi, e ka shprehur dhe në mbledhjen e fundit të grupit, është për bashkimin e grupit parlamentar me disa detyrime elementare për të arritur bashkimin. Deklarimi i grupit me të gjithë deputetët që dolën më 25 prill, një pjesë kërkojnë tërheqjen e Alibeajt, tërheqjen e kërkesës në gjykatë për mosnjohjen e ‘11 dhjetorit.” – tha Paloka.