Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Hawaii – Vdesin dy policë, marrin flakë disa banesa (VIDEO)


Dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje në Honolulu, në Hawaii pas disa të shtënave me armë, ndërsa një zjarr i madh ka përfshirë disa ndërtesa në lagje.

CNN” shkruan se punonjësit e policisë ishin duke iu përgjigjur një thirrje për ndihmë nga një grua në rezidencë, kur i dyshuari hapi zjarr ndaj tyre.

Më pas mori flakë një shtëpi ku ishte futur i dyshuari dhe flakët u përhapën edhe banesat ngjitur.

Një turne tenisi që pritej të mbahej në zonë, u anulua për shkak të të shtënave, megjithëse policia ka thënë se ata nuk besojnë se agresori hyri në park. Ata kanë mbyllur zonën si një masë paraprake.


“Kjo është një tragjedi e paparë jo vetëm për qytetin dhe qarkun e Honolulu-së, por për tërë shtetin e Hawaii-t“, tha kryetari i bashkisë së Honolulu-së, Kirk Caldwell.

Ka raporte të pakonfirmuara se i dyshuari ishte dëbuar nga shtëpia e tij të dielën në mëngjes dhe për shkak të kësaj goditi me thikë pronarin e tij. Kjo ishte dhe ngjarja për të cilën ishte kërkuar ndihma e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *