Vendosni fjalën kyçe....

Bayern Munich ofertë për Granit Xhakën


Sipas raportimeve të mediave, Bayern Munich ka hyrë në garë për transferimin e Granit Xhakës. 

Gjiganti gjerman mësohet se i ka bërë një ofertë konkrete futbollistit nga Kosova

Në fakt, kalimi i kapitenit i kapitenit të Zvicrës te Leverkusen konsiderohej pothuajse i sigurt. 

Por sipas portalit online “4-4-2.ch”, Bayern Munich tashmë ka hyrë në garë me ofertë konkrete për Xhakën.

Bayerni i ka ofruar kontratë tre vjeçare me mundësi vazhdimi për një tjetër.

Por, sipas “4-4-2.ch”, Bayer Leverkusen me trajnerin Xabi Alonso mbetet favoriti i madh për ish-mesfushorin e Arsenalit. 

Klubi gjerman i ka ofruar Xhakës një kontratë pesëvjeçare, e cila duket se i ka bërë përshtypje më shumë atij.