Vendosni fjalën kyçe....

Debate në mbledhjen e PD-së, Salianji kërkon anulimin e saj: Shoh përpjekje për të përçarë partinë


Me debate është shoqëruar mbedhja e sotme në selinë blu, e thirrur nga Enkelejd Alibeaj.

Deputeti Ervin Salianji i ka thënë Alibeajt se po bëhen përpjekje për të përçarë partinë dhe ka kërkuar anulimin e saj deri në pjesëmarrjen e pjesës dërrmuese të deputetëve.

Po kështu Salianji ka thënë se vendimet duhet t’i marrë kryesia e grupit e jo Alibeaj.

“Shoh përpjekje për të ndarë partinë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur të jenë të gjithë. Mos e privatizoni grupin. Vendimet t’i marrë Kryesia e grupit dhe jo ju. Duhet të ulemi me Kryesinë e Grupit dhe të vijnë të gjithë deputetët, nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në Kryesinë e Grupit dhe në Grup Parlamentar, jo fakt i kryer. Reforma Territoriale dhe Zgjedhore janë absolute për ne.” – ka thënë Salianji.