Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Të mos kompleksohemi nga grupi i Berishës, për presidentin nuk vendosin Jozefina, Rudina e Murrizi


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Bardhi ka pohuar gjatë mbledhjes në selinë blu se duhet vijuar opozita dhe se deputetët nuk duhet të kompleksohen nga grupi i deputetëve të Berishës që i sulmon.

Po kështu numri dy i PD-së tha se deputetët janë ruajtur dhe nuk janë përgjigjur me të njëjtën gjuhë për të mos përçarë partinë.

Bardhi tha se deputeti zgjidhet nga parlamenti e nuk vendosin për të Jozefina Topalli, Rudina Hajdari e Myslim Murrizi, që deri dje sulmonin PD-në.

“Të propozojmë kriteret dhe procedurat. Ne duhet të vazhdojmë me opozitën. Dhe mos te kompleksohemi se një grup i Berishës na sulmon. Ne nuk ju përgjigjemi me të njëjtën gjuhë për të ruajtur PD. Ne jemi ruajtur mos ta përçajmë PD. Na sulmojnë sot që mos të marrim pjesë te presidenti. Ata që deri dje thonin përse bojkotoni. Pra kuptohet kush ka qenë pas bojkotit deri dje. Presidentin e zgjedh parlamenti dhe vendos Grupi Parlamentar. Nuk vendos Jozefina, Rudina dhe Murrizi në Këshill Kombëtar. Ata që deri dje sulmonin PD.” – tha Bardhi.