Vendosni fjalën kyçe....

Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së: Folëm për zgjedhjet e krerëve të degëve në rrethe dhe presidentin e ri


Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së.

Ai tregoi temat që u diskutuan në këtë mbledhje që ishin zgjedhjet e krerëve të degëve në rrethe dhe procei për zgjedhjen e presidentit të ri. Rama theksoi se maxhoranca është e hapur për një kandidaturë konsensuale për presidentin.

“Duke qenë se duhet të nisem për në Varshavë sepse është konferenca e donatorëve për Ukrainën do të doja t’i binim shkurt.

Sot kemi diskutuar për procesin e hyrjes në zgjedhjeve në parti për kryetarët e të gjitha njësive dhe në asamblenë kombëtare do të miratojmë një sërë dokumentesh që sot janë miratuar në kryesi që burojnë nga detyrimet në funksion të plotësimit të kuadrit të rregullave të funksionimit të partisë

Pati një informacion nga grupi i posaçëm dhe sot sipas informacionit që morëm kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvend në përpjekje për të identifikuar një kandidaturë që mund të ketë një konsensus më të gjerë sesa shumica jonë.

Nëse ka vullnet patjetër që shanset janë të mira. Ne jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të zgjedhjes së një presidenti që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmendurie në krye të shtetit.”- tha Rama.