Vendosni fjalën kyçe....

Ironia e Kullurit: Vetëm nga dy familje ka 13 anëtarë në Këshillin e ri Kombëtar të PD-së, përpara drejt fitores


Edvin Kulluri ka ironizuar listën e 150 anëtarëve të Këshillit të ri Kombëtar të PD-së pas votimit të djeshëm.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar shkruan se vetëm nga dy familje ka rreth 13 anëtarë në këshillin e ri.

“Meqenëse konservatorizmi mbështetet fort tek vlerat e familjes, Këshilli Kombëtar i dalë dje nga Kuvendi e përmbushi plotësisht këtë parim! Vetëm nga 2 familje ka rreth 13 anëtarë të Këshillit Kombëtar! Urime dhe përpara drejt fitores kundër regjimit të Edi Ramës!” – shkruan Kulluri.

Ditën e sotme u shpall lista e fituesve në votimin pë Këshillin e ri Kombëtar të PD-së që u zhvillua dje.

Mes fituesve janë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, nipi i tij Sevalgon Berisha, kushëriri Mal Berisha, kushërira Fjoralba Dizdari, mbesa Mimoza Hajdarmataj, nuni Bujar Vukaj e sekretarja e tij Valdete Vorpsi.

Po kështu në listë bëjnë pjesë edhe djali i Besnik Mustafajt, Andi e personazhe të tjera.

Ndërkohë avokati Altin Goxhaj tha se Kuvendi i PD-së nuk kishte asnjë platformë konservatore.

Në listën e fituesve ishin të gjithë njeëzit e Sorosit duke renditur emra si Genc Pollo, Enno Bozdo, Bardh Kadilli, Sherefedin Shehu, Besnik Aliaj, Rudina Hajdari etj, ndërsa u lanë jashtë konservatorët që kanë goditur Sorosin si Ibsen Elezi, Enri Ceno, Gjorg Kodra, Artan Pogoni, Keda Kaceli,  Edvin Kulluri, Ardian Isufi, Nikola Kedhi, Petro Vokopola, Vasil Ndreko, Besa Manaj, Shyqyri Myrtollari, etj.