Vendosni fjalën kyçe....

“Kuvendi i PD-së pa platformë konservatore, mbajtën të gjithë njerëzit e Sorosit e larguan ata anti-Soros”


Avokati Altin Goxhaj e ka kritikuar Kuvendin Kombëtar të PD-së.

Ai ka theksuar se Kuvendi jo vetëm që nuk pati asnjë platformë konservatore, por mbajti njerëzit e Sorosit duke nxjerrë jashtë Këshillit Kombëtar personazhet anti-Soros.

“Kuvendi pa Platformë Konservatore, fituan të gjithë njerëzit e Soros duke nxjerrë jashtë shumë nga ata AntiSoros: Mbajtën të gjithë njerëzit e Soros (Genc Pollo, Enno Bozdo, Bardh Kandilli, Sherefedin Shehu, Besnik Aliaj, Rudina Hajdari, etj), nxorrën jashtë konservatorët që kanë goditur Soros si Ibsen Elezi, Enri Ceno, Gjorg Kodra, Artan Pogoni, Keda Kaceli,  Edvin Kulluri, Ardian Isufi, Nikola Kedhi, Petro Vokopola, Vasil Ndreko, Besa Manaj, Shyqyri Myrtollari, etj)!” – tha Goxhaj në studion e Fax News.

Më tej Goxhaj ka hedhur dyshime edhe mbi votimin e numërimin duke bërë thirrje për publikimin e votave për secilin kandidat ndërsa shton se narrativa e Kuvendit ka qenë e njëjta me opozitën e bërë nga PD-ja në kohën kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha.

Në fund avokati thekson se nëse PD-ja nuk bën ndonjë mrekulli , nuk ka asnjë mundësi të fitojë as në zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe as ato të përgjithshme në vitin 2025.

“Përse nuk publikojnë numrin e votave për secilin anëtar? Që të bindemi se si ai i fundit që mori më pak vota paska marrë më shumë vota se Ibsen Elezi, i pari në atë parti që goditi në Këshillin Kombëtar 2018 Sorosin dhe ideologjinë majtiste të PD kur të gjithë bërtisnin Luli Luli! Narrativa e Kuvendit identike me atë të Lylit në 8 vjet, droga, krimi, vjedhja, korrupsioni…Asgjë për Armikun që po zhbën Shqipërinë nëpërmjet Axhendës Soros që po shpopullon Shqipërinë! Nëse nuk bëjnë ndonjë çudi rikuperuese, me këtë rrugë nuk ka shanse të fitojnë as në 2023 dhe as në 2025!” – thekson Goxhaj.