Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lushnjë-Fier, minibusi përplaset me mjetin bujqësor


Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnjë-Fier në afërsi të urës së Menzës.

Një mjet bujqësor ka hyrë në autostradë duke i zënë rrugën një minibusi.

Përplasja ka qenë e fortë, duke sjellë dëmtime të rënda tek dy personat që ndodheshin në mjetin bujqësor dhe është dëmtuar lehtë drejtuesi i furgonit.

Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihme mjekësore në Spitalin e Lushnjës.