Vendosni fjalën kyçe....

Radha kilometrike në Kakavijë, reagon ministria: Pala greke po kryen testime masive për Covid-19


Ministrja e Jashtme ka reaguar lidhur me situatën kaotike të krijuar në pikë kufitare të Kakavijës ku emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi kanë kohë që presin në radhët kilometrike për t’u futur në vendin fqinj.

Sipas ministrisë në një deklaratë për Fax News, thuhet se shkak për radhën janë bërë testimet lidhur me pandeminë Covid-19 që autoritetet greke kryejnë në kufi.

Deklarata vijon duke u kujtuar qytetarëve që duan të shkojnë në Greqi se hyrja në vendin fqinj do bëhet vetëm me rezultatin e testit negativ të Covid-19 që do kryhet në Shqipëri.

“Sic edhe eshte njoftuar, gjate diteve te fundit kalimi lejohet vetem ne orarin 06:00 deri 22:00 (ora shqiptare). Nderkaq, ne Piken e Kalimit Kufitar Kakavije, ka fluks te shtuar dhe qytetaret jane detyruar te presin me ore ne radhe, si pasoje levizja po ecen shume ngadale, pasi nga ana e autoriteteve greke po kryen testime masive.

Eshte realizuar takim me drejtues te pales greke por problemi ne levizje nuk krijohet nga autoritetet policore greke apo ato doganore, por nga autoritetet shendetesore ne Piken e Kalimit Kufitar te pales greke dhe kohe qe merr procedura e testimit. Teksa ne Piken e Kalimit Kufitar Kapshtice, puna vijon normalisht.

Iu rikujtojme qytetareve se prej dates 17 Gusht 2020, hyrja ne Greqi do te lejohet vetem me rezultatin e testit negativ te covid-19, i cili do te kryhet ne Shqiperi.” – thuhet në deklaratën e ministrisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *