Vendosni fjalën kyçe....

Legalizimi i kanabisit, ministri Çuçi: Do miratojmë Ligj të posaçëm për ata që do lejohen të mbjellin


Pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ministri i Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi u pyet nga gazetarët nëse do të hartohet një ligj i posaçëm strikt që do përcaktojë rregullat për mënyrën se si do mbillet kanabisi për qëllime mjekësore.

Çuçi theksoi se disiplinimi me ligj do jetë strikt e s’do ketë të bëjë me hapësira për çdo kënd që do të mbjellë në mënyrë të jashtëligjshme.

“Nuk ka lidhje kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore e industriale me kultivimin e jashtëligjshëm.

Për ta legalizuar mbjelljen kultivimin për qëllim mjekësor e industrial do e bëjmë me një ligj të posaçëm e ky ligj do përcaktojë rregulla shumë strikte për mënyrën si do mbillet, për mënyrën si merret licenca për të mbjellur vendet ku do mbillet dhe bashkëpunimin me vende të tjera të OECD… disiplinimi me ligj do jetë strikt e s’do ketë të bëjë me hapësirë për çdo kënd që do mbjellë në mënyrë të jashtëligjshme.”- deklaroi ministri i Brendshëm.