Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet jahti i braktisur dhe me motorë ndezur pranë Shëngjinit, zbulohet kujt i përkiste


Një jaht është gjetur ditën e sotme në ujërat e bregdetit shqiptar, rreth 12 milje larg Shëngjinit.

Mjeti detar u gjet nga peshkatarë të zonës dhe më pas u mor nga Policia Kufitare që e ankoroi në Portin e Shëngjinit.

Pas dokumeteve të gjetura në jaht, mësohet se jahti modern i përket shtetasit turk, biznesmenit Sevgin Yavuz, 53 vjeç.

Ai ka qenë me pushime në detin Adriatik dhe ishte nisur një ditë më parë nga Porti i Tivarit në Mal të Zi.

Mjeti ka qenë me motor të ndezur në det të hapur kur është gjetur nga peshkatarët. Brenda tij nuk është gjetur asnjë person ndërsa kanë nisur hetimet.

Më datë 06 shtator,  rreth orës 21:00 , rreth 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit në detin Adriatik, është konstatuar një mjet lundrues tip Jaht me mbishkrim ATIK BEY .

Policia Kufitare e Shëngjinit në bashkëpunim me forcat policore të stacionit Shëngjin dhe Kapitenerinë,  transportuan këtë mjet për në Portin e Shëngjinit ku aktualisht ndodhet i bllokuar.

Nga kontrolli i mjetit nuk është konstatuar asnjë person dhe asgjë e kundraligjshme brenda tij, përveçse disa dokumenta  me identitet S.Y., 31 vjeç, banues në Turqi, i cili dyshohet si pronari i tij.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana po vijojnë verifikimet në bashkëpunim me homologët si dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë,  vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *