Vendosni fjalën kyçe....

Vëllai plagos me thikë vëllanë në Durrës, arrestohet


Një 20-vjeçar ka plagosur me thikë vëllanë e tij në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen 13 të qytetit bregdetar ku Egzon Oruçi ka qëlluar me thikë të vëllanë, 27-vjeçarin Bernard Oruçi.

Ky i fundit është dërguar në spital ndërsa autori është arrestuar nga policia.