Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ligji për arsimin e lartë sponsorizim mafioz, mjerisht opozita shqiptare s’e kundërshtoi me forcë


Ish-kryeministri Berisha e ka quajtur kriminal ligjin për Arsimin e Lartë të miratuar nga qeveria Rama.

Gjatë fjalës së tij në takimin me temë ’Sfidat në Arsimin e Lartë’, ai theksoi se ligji ishte sponsorizim i Henrik Çilit te kryeministri Rama.

Po kështu ai akuzoi opozitën se nuk e kundërshtoi këtë ligj me forcë.

“Ligji i arsimit të lartë ishte sponsorizim direkt mafioz i Henrik Çilit te Edi Rama. Pasi dështoi më të bindë, i bëri vendit një dëm të pallogaritshëm. Mjerisht opozita shqiptare për të njëjtin faktori nuk e kundërshtoi ligji me forcë. Ligji ndëshkonte të varfrit në vend. Ky ligj ishte arg realitetit shqiptar aq sa është larg realiteti i Britanisë me atë të Shqipërisë. Me këtë ligj jam marrë dy vite dhe gjeta se për ne nuk mund të aplikohej. Ligji u shndërrua në një shpatë për të përjashtuar mijëra e mijëra të rinj nga mundësia për t’u futur në universitet.” – tha Berisha.