Vendosni fjalën kyçe....

Rama zbulon oraret e reja: Nga e hëna në 05:00 rihapet qarkullimi


Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një video live nga banesa e tij në Surrel, nga ku ka zbuluar oraret e reja për qytetarët pas karantinimit të fundjavës.

“Nesër në 05:00 të mëngjesit, do të rihapet qarkullimi për ata që shkojnë në punë dhe deri në orën 13:00 të drekës do të keni të gjithë plot 8 orë për të bërë Pazar.

Shoh që ankoheni për oraret, keq kur ishin 2 orare, keq tani me një orar më të zgjatur, por mesa duket nuk po kuptohemi akoma. Këto orare nuk janë as për qejf, as për komoditetin, por janë orare të imponuara nga nevoja e përballimit të një lufte, një lufte si kjo që kërcënon të marrë me mijëra njerëz me vete dhe nuk e kuptoj se çfarë lidhje kanë oraret me rrëmujën nëpër tregje dhe me mosrespektimin e rregullit që të mos dalim në rrugë të shoqëruar, të mos rrimë në një vend por të lëvizim, të ecim, të mbarojmë punë dhe të kthehemi në shtëpi.”– tha Rama.

Ai dha dhe një shpjegim se pse ishte kundër izolimit total për 2 javë rresht.

“ Disa thoni mbylluni për dy javë pa dalë fare. Po mirë, po për të ngrënë si do ia bëjmë nëse nuk kemi mundësi të bëjmë pazar, të paktën një herë në ditë. Pse të mos zbatojmë rregullat? Pse të mos jemi rigorozë në këtë luftë? Pse nuk na mjaftojnë 8 orë për të blerë bukën dhe ushqimet e tjera dhe për t’u kthyer në shtëpi? Duhet të zgjohemi herët dhe duam të turremi të tërë në orën 10 dhe 12 nëpër dyqane dhe rrugë dhe kjo nuk shkon fare dhe nuk do ta lejojmë.”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *