Vendosni fjalën kyçe....

Juventus fiton me përmbysje ndaj Sassuolos, kërcënon Napolin në vendin e tretë


Juventus ka fituar me përmbysje në sfidën e sotme ndaj Sassuolos.

Vendasit shënuan të parët me Raspadorin në minutën e 39’ duke ndëshkuar Zonjën e Vjetër e cila do barazonte shifrat vetëm në minutën e fundit të pjesës së parë me Dybalan.

Goli i fitores për bardh e zinjtë do vinte në minutën e 88’ pak para mbylljes së kohës së rregullt nga Kean.

Juventusi me këtë fitore i afrohet Napolit të vendit të tretë me 1 pikë larg duke i kërcënon pozitat.