Vendosni fjalën kyçe....

Matthew Palmer mbërrin në Kosovë, do qëndrojë tri ditë


Ka mbërritur në Kosovë zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Ai si dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak do të qëndrojnë në Kosovë për tri ditë.

Lajmin për mbërritjen e Palmerit e ka bërë të ditur Ambasada amerikane në Prishtinë përmes një shkrimi në “Twitter”.

“Ambasdori Kosnett ka mirëpritur këtë mëngjes në ambasadën amerikane në Prishtinë zëvendësndihmës seketetarin e shtetit të SHBA-së që do të qëndrojë në një vizitë tre ditore në Kosovë.”– thuhet në njoftimin e ambasadës ku tutje bëhet e ditur se Palmer do të takohet me zyrtarët e shtetit të Kosovës.

Palmer do takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *