Vendosni fjalën kyçe....

Trump ironizon Biden: S’është mirë, u jep dorën hijeve, ecën i hutuar. E patë si e mori lepurushi i Pashkëve?


Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sugjeruar se pasardhësi i tij, Joe Biden, po merrte komanda’ nga lepurushi i Pashkëve. Biden është tallur në internet teksa u largua nga një person me kostum lepurushi ndërsa po fliste me një gazetar.

Trump u përplas me pasardhësin e tij gjatë një fjalimi në Delaëare, Ohio të shtunën, ku ai po bënte fushatë për Republikanët për zgjedhjet afatmesme të këtij nëntori.

“Ai po shtrëngon duart në ajër me hije. Ai po ecën i hutuar. Mendoj se nuk është mirë. Dhe po merr komanda nga lepurushi i Pashkëve. E patë atë?” – tha presidenti i 45-të.

“E dini, lepurushi i Pashkëve ishte një operativ politik. Ai në fakt bëri një punë të mirë. Ne duhet ta punësojmë atë djalë.” – shtoi Trump.

Trump po i referohej një momenti viral në festën e Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë javën e shkuar, kur një person me një kostum lepurushi të Pashkëve iu afrua papritur nga prapa presidenti Biden, ndërsa ai po i përgjigjej pyetjes së një gazetari për Afganistanin dhe e përcolli befas. Skena nxiti meme dhe tallje në rrjetet sociale.

Gjatë një vizite në Karolinën e Veriut javën e kaluar, Biden lëvizi dorën në fund të një fjalimi në një mënyrë që disa vëzhgues e përshkruan si ‘shtrëngim duarsh në ajër’. Megjithatë, faqja PolitiFact argumentoi se Biden thjesht po ‘po bënte gjeste drejt audiencës’.

Presidenti bëri një gjest të ngjashëm me dorë pas një fjalimi në Seattle të premten.

Pëgatiti për Hashtag.al, K.Manjani