Vendosni fjalën kyçe....

Në 2 deklarata, si e përdori Rama gjendjen e polices dhe kundërshtoi banorët


Edi Rama me një prej efektivëve të shtuar në spital

Pasi u publikua lajmi se një efektive policie ishte lënduar gjatë protestës së banorëve të Astirit  para kuvendit, kryeministri Edi Rama menjëherë shkoi në spital për të parë gjendjen e saj.

U shfaq ‘i prekur’ nga pitali i Traumës dhe nuk kurseu fyerjet ndaj opozitës dhe banorëve duke theksuar se banesat do prishen dhe ata që s’kanë dokumente të largohen sa më parë.

Rama e përdori gjendjen e polices për të reaguar sërish sot kundra kërkesave të banorëve. Teksa foli për gjendjen e saj ai i quajti banorët zaptues profesionistë trojesh pronash dhe protestën të turpshme. Po kështu ai akuzoi për plagosjen e policies banorët dhe i quajti kundërshtarë të ligjit.

Ekzagjërimi në dy deklarata

Deklarata e parë

“Përfytyroni, çdo prind, çdo vëlla, çdo motër, çdo të thotë të vijë vajza nga puna, vetë 24 vjeç me gishta të këputur, pasi ka dalë të kryejë detyrën. Është një situatë që nuk ka ndodhur që nga prishjet e parkut Rinia. Një parti që merr përsipër të mbrojë zaptues pronash, kundër interesit publik për të frenuar zhvillimin e një  vepre që nuk kanë për ta frenuar dot.

Prerja e gishtave është një vije e kuqe për ata që sot kanë marr përsipër t’i kundërvihen ligjit. Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë dhe policia e shtetit të kthehet në target për kapsolla gurë.” u shpreh Rama para kamerave pas vizitës në spital.

Deklarata e dytë

“I prekur thellësisht nga humbja e gishtave të dorës të Ina Nukut, policja 24-vjeçare e goditur sot në krye të detyrës dhe nga trishtimi i thellë i nënës së saj. Kjo protestë e turpshme e Antiligjit dhe Opozitës që kërkon mish për top, nuk ka asnjë shans të sfidojë ligjin e shtetin!” , u shpreh Rama në n jë postim në Twitter.

Cila është gjendja reale e polices?

Fillimisht u raportua në mediat proqeveritare se policja humbi 4 gishta, por më pas u zbulua se ky ishte një informacion i ekzagjeruar dhe i rremë.  E reja ka humbur 2 gishtat e njërës dorë për shkak të një kapsolle që dyshohet se është hedhur nga protestuesit, por që është prekur nga kjo e fundit.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *