Vendosni fjalën kyçe....

Kur Rama deklaronte: Gimi është si puna ime (Video)


Kryeministri Rama deklaronte në fushatën elektorale për votimet e 30 qershorit se kandidati për Vorën, Agim Kajmaku, ishte si ai, kokëfortë.

“Gimi nuk është Doktor Shkencash, Gimi është si puna ime.” – deklaronte Rama kur prezantonte Kajmakun.

Të njëjtën gjë do deklaronte edhe ministrja e Infrastrukturës, Balluku, teksa e prezantonte Agim Kajmakun.

“Agim Kajmaku është personi i duhur që duhet votuar.” – deklaronte Balluku gjatë fushatës.

Partia Demokratike publikoi sot disa dokumente duke deklaruar se Agim Kajmaku ka dosje të hapur në Greqi dhe është arrestuar në vendin fqinj ku akuzohet për falsifikim monedhash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *