Vendosni fjalën kyçe....

Goli mahnitës i ekipit të ligës inferiore eliminon favoritin kryesor për trofeun (Video)


Një gol mahnitës u shënua në një ndeshje kupe mes Alania Vladikavkaz e Zenit.

Ndërsa ndeshja ishte 2-1 në favor të miqve, vendasit e rritën presionin duke fituar një goditje të lirë.

Ata bënë disa lëvizje të pazakonta duke u rrështuar të gjithë në krahun e kundërt me lojtarët e Zenitit dhe pas një lëvizjeje mashtruese nga njëri prej lojtarëve, tjetri e çoi topin në këndin e majtë të portës së Zenitit duke barazuar rezultatin.

Barazimi e çoi ndeshjen në kohën shtesë e më pas në penalltiku Alania u tregua më e saktë duke eliminuar kandidatin kryesor për fitimin e trofeut, Zenitin.

Alania luan në ligën inferiore dhe pret shortin për të mësuar rivalin në gjysmëfinale.