Vendosni fjalën kyçe....

“Ky është një ogur i bardhë” – Berisha voton për kryetarin e PD-së në degën Nr.2 në Tiranë


Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dhënë votën e tij për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së në degën nr.2 në Tiranë. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, znj.Liri Berisha.

Pasi dha votën e tij, Berisha mbajti edhe një fjalë të shkurtër para gazetarëve. Sipas tij ky proces zgjedhor i jep fund “kryetarokracisë në PD” si dhe është një ogur i mbarë jo vetëm për opozitën por edhe mbarë shoqërinë.

“Dua të uroj nga zemra çdo demokrate dhe demokrat të 14 degëve të PD-së që firmosin sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së PD-së dhe njëherazi fundin e kryetarokracisë dhe presidencokracisë në PD. Vendimarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie. Kjo është një arritje historike, e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë.

 Ky është procesi më demokratik i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelet e Rithemelimit të PD-së si një forcë e fuqishme konservatore. Por theksoj gjithashtu se këto demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare, kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë dhe ky është një ogur i bardhë jo vetëm për PD-në por për mbarë shoqërinë shqiptare. Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narkoshteti, vetëm një opozitë e vërtetë i ka të gjitha shanset dhe mundësinë për të njgitur PD, për ta shndërruar atë në forcë politike fitimtare. Ndaj edhe një herë urimet më të përzemërta për të gjithë demokratët që votuan.”– tha Berisha.

Këtë të shtunë Komisioni i Rithemelimit po zhvillon zgjedhjet për Kryetar në disa degë të PD-së. Bëhet fjalë për degët: Urë Vajgurore, Poliçan, Mat, Durrës, Gramsh, Lushnjë, Kolonjë, Kurbin, Fushë Arrëz, Pukë, Rrogozhinë dhe në Tiranë në njësitë 2, 4 dhe 15.

Më poshtë lista e kandidatëve për Kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve.