Vendosni fjalën kyçe....

Publikuan foton e trupit të Emiliano Sala, dy persona përballen me gjykatën


Dy persona duhet të paraqiten në gjykatë pasi akuzohen për publikimin e fotografisë së trupit të pajetë të futbiollistit Emiliano Sala në internet.

Sikurse shkruan “BBC“, ata janë: Sherry Bray, 48 vjeç, nga Corsham dhe Christopher Ashford, 62 vjeç, nga Calne. Ata akuzohen për marrjen në mënyrë të paautorizuar të materialeve kompjuterike.

Të dy do të paraqiten në Gjykatën e Magjistraturës së Sëindon më 10 korrik.

Zonja Bray përballet me tre akuza për keqpërdorimin e kompjuterit, shtrembërimin e rrjedhës së drejtësisë dhe dërgimin e një mesazhi të pahijshëm ose ofendues. Ashford nga ana tjetër përballet me gjashtë akuza për keqpërdorimin e kompjuterave.

Sulmuesi argjentinas, i cili sapo kishte nënshkruar kontratën me skuadrën e Kardifit, humbi jetën në një aksident me avion më 21 janar.

Trupi i 28-vjeçarit u gjet në rrënojat e avionit të rrëzuar në fund të detit pranë brigjeve franceze. Gjatë kërkimeve në rrjet u publikua një foto e trupit të futbollistit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *