Vendosni fjalën kyçe....

Shoferi xhiron gomat e i bie dyqanit për besimtarët myslimanë në Australi, 11 të plagosur (Video)


Të paktën 11 persona janë plagosur pasi një makinë u përplas në një dyqan veshjes për gratë myslimane në Greenacre, Australi.

Shoferi i automjetit u përplas me një makinë tjetër përpara se t’i drejtohej dyqanit në mënyrë agresive duke plagosur 11 persona e duke shkaktuar dëme materiale.

Policia vajti menjëherë në vendin e ngjarjes pas raportimeve për sjelljen agresive të shoferit por nuk mundi që ta parandalojë incidentin.

Para se shoferi të përplasej me dyqanin, xhiron gomat siç thonë dëshmitarët për mediat vendase. Policia nuk ka komentuar ende nëse bëhet fjalë për një aksident të rastit apo sulm të qëllimshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *