Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Rithemelimit publikon rezultatet, zgjidhen kryetarët e degëve të PD-së në Poliçan e Kolonjë


Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se është mbyllur procesi zgjedhor për kryetarin e degëve në Poliçan dhe Kolonjë.

Sipas Komisionit, pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD dega Poliçan u shpall Behar Xhaferraj me 69% të votave.

Ndërsa në degën Kolonjë kryetar i ri do të jetë Viktor Duro, i cili mori 61% të votave.