Vendosni fjalën kyçe....

Princi Philip i veshi për 74 vite rresht këpucët e dasmës (FOTO)


Duka i Edinburgut ka vazhduar të përdorë gjatë gjithë jetës së tij, këpucët e lëkurës që mbante në ditën e dasmës së tij me mbrëtëreshën Elizabeth II.

Në një artikull të “Daily Mail” thuhet se i ndjeri Princi Phillip i kishte veshur këpucët për herë të parë kur u martua me mbretëreshën e ardhshme më 20 Nëntor të vitit 1947 dhe vazhdoi t’i përdorë ato në raste zyrtare për më shumë se 70 vjet të tjera.

Dashuria e tij për këpucët e vitit 1940 u zbulua nga Lordi Karan Bilimoria, një nga miqtë e tij më të mirë.

Bilimoria tha për tabloidin britanik: “Ai më tha një herë se kishte veshur këpucët që i kishte nga dita kur u martua. Ne ishim pranë njëri-tjetrit dhe po lidhnim këpucët, kur më tha se ato ishin të njëjtat nga dita e dasmës së tij. Ishte e mahnitshme. Kush e di sa herë do të ishin riparuar? Por ato ishin këpucët origjinale. Ato ishin këpucë lëkure tradicionale të zeza. Ai i kishte pasur ato për më shumë se 60 vjet.”

Miku i tij shton: “Dhe kjo për shkak të sentimentalizmit të tij. Ishte ai origjinalitet që ishte gjithnjë i pranishëm. Thjesht tregon se çfarë personi i mrekullueshëm ishte ai.”