Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Nuk do ketë rritje energjie për konsumatorët deri në 700 kW


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një intervistë për emisionin “Kjo javë” deklaroi se nuk do ketë rritje energjie për konsumatorët deri në 700 kW.

Balluku tha se kërkesa për rritje për energjinë elektrikë për fashën mbi 700 kW ka ardhur nga vetë familjarët.

“Nuk mundet që të gjithë të paguajnë të njëjtën çmim. Ndriçime pishinash, oborresh të kenë të njëjtën trajtim edhe për ata që e kanë për konsum bazik. Konsumatori do të mbrohet duke mos rritu asnjë qindarke çmimin e energjisë. E kemi thënë edhe për biznesin e vogël. 700 kW i përkojnë një konsumi mesatar dhe të kënaqshëm të një familje. Nuk ka një vendim për rritjen çmimit. Jemi në analizë akoma. Më pas do të vendosim si do të procedojmë. Kjo ka ardhur si kërkesë e familjarëve vetë. ERE është institucion që zgjidhet nga Parlamenti por nuk shikoj ndonjë arsye se pse mos të zbatohet”-deklaroi Balluku.