Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi për të njohur 11 Dhjetorin, Apeli pranon ankimimin e Enkelejd Alibeajt


Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeajt, për të ankimuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili njohu vendimet e Komisionit të Rithemelimit të 11 Dhjetorit.

Sipas Gjykatës, ankimi i paraqitur ka bazë të mjaftueshme për pranim dhe nuk është abuziv apo i paligjshëm dhe çështja do të merret në shqyrtim.

Njoftimi:

Sot me date 22.04.2022,  ne lidhje me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njëjtën gjykate por me tjetër trup gjykues, vendosi ne dhome këshillimi:

– Pranimin e ankimit te palës ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Nënkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane. – Kundër vendimit nuk lejohet ankim.