Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkoi 12 vite burg, vendimi për Saimir Tahirin jepet të Premten e 4 Shkurtit


Vendimi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin do të jepet më 4 shkurt, në orën 13:00.

Sikurse raporton “News 24”, pasi SPAK kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-Ministrin Tahiri, gjykata vendosi të shtyjë datën e vendimit për të premten e 4 shkurtit.

Tahiri pas daljes nga GJKKO nuk ka bërë komente lidhur me kërkesën e Prokurorëve të SPAK, por ka thënë vetëm: “Po pres vendimin!”

Ish-ministri kishte shkuar i përgatitur në sallën e gjyqit, pasi kishte marrë me vete dhe një tabelë ku kishte caktuar detaje nga dosja e tij. Ai i ka kërkuar trupës gjykuese që të veprojë me profesionalizëm dhe të veprojë mbi bazë të provave.

“Ju kërkoj me përulësi, veproni me profesionalizëm të gjitha provat. Nëse do të bëni këtë gjë, unë do të jem i pafajshëm.”- tha ai.

SPAK kërkoi dënimin me 12 vite burg për Tahirin që në bazë të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 8 vite. E njëjta kërkesë u bë dhe për ish-krye policin e Vlorës, Jaeld Çelën.

Kujtojmë që Saimir Tahiri i akuzua fillimisht për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove.