Vendosni fjalën kyçe....

Strazimiri i përgjigjet Ramës: Kjo “marrëdhënia” që ke e s’do ta kesh më, na solli këtu ku jemi


Ish-deputeti Gent Strazimiri ka reaguar lidhur me deklaratën e fortë që bëri kryeministri Edi Rama sot në Kuvend, që paralajmëroi opozitën se do ndërpriste çdo marrëdhënie me ta nëse në krye të PD-së vinte Sali Berisha.

Ndërsa ndan një screenshot të një artikulli mbi deklaratën e Ramës nga Kuvendi, Strazimiri thotë se është pikërisht kjo marrëdhënie për të cilën flet kryeministri që e solli Partinë Demokratike këtu ku është sot. Sipas ish-deputetit demokrat, kur të ndërpritet kjo “marrëdhënie” që ka Rama me PD-në, atëhere do i jepet fund atij që e quan regjimin më të korruptuar në Evropë.

“Kjo ‘marrëdhënia’ që ke, e që s’do e kesh më, na solli këtu ku jemi…

Këtë duhet të ndërpresim të parën ndër ‘marrëdhëniet’ e marrëveshjet e këtij, që po shkatërrojnë këtë vend!

Për shkak të kësaj ‘marrëdhënie’ që e paskësh e s’do e ketë më, ky vazhdon të sundojë duke dhënë e marrë me krimin e organizuar, me maskarenjtë me kravata qofshin vendallinj a jabanxhinj…

Me fundin e kësaj ‘marrëdhënie’, fillon edhe fundi i regjimit më të korruptuar e të kriminalizuar në Evropë, një regjim i vdekur e i pakallur!”– shkruan Strazimiri.