Vendosni fjalën kyçe....

Rusia u vë sanksione presidentit amerikan Biden e Sekretarit të Shtetit Blinken


Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan Biden e Sekretarit të Shtetit Blinken.

Masa është njoftuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë ndërsa në listën e sanksioneve bëjnë pjesë edhe ish-Sekretarja e Shtetit Clinton, djali i presidentit Hunter Biden, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Psaki, Sekretari i Mbrojtjes Lloys Austin e zyrtarë të tjerë.

Masa vjen teksa Rusia ka nisur një sulm ndaj Ukrainë në 24 shkurt me synim ‘demilitarizimin e denazifikimin’ e vendit.

SHBA-ja e BE-ja e kanë quajtur sulmin të pajustifikuar e agresion të paprovokuar e kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj liderëve e biznesmenëve rusë.