Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i prerë: Opozita s’mund të përfaqësohet nga një i emëruar nga Taulant Balla, s’e njoh Alibeajn


Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar se PD-ja nuk mund të përfaqësohet nga një person i emëruar nga Taulant Balla duke nënkuptuar kreun e grupit parlamentar Alibeaj.

Më herët, Berisha e Alibeaj patën një debat të ashpër në mbledhjen e grupit parlamentar duke akuzuar njëri-tjetrin si pengje.

“Në mbledhjen e grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohej kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktikë merr fund. Do të mblidhet Kongresi që do zgjedhë Këshillin Kombëtar dhe do zgjidhet kryetari. Unë nuk e njoh Alibeajn. Unë nuk mund të pranoj vendime të paqena. Denoncoj farsën e shëmtuar të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, kur ajo zhvillohet me zarfe sekrete brenda grupit parlamentar, imagjino se si do të jetë me opozitën.” – tha Berisha.