Vendosni fjalën kyçe....

Topalli ironizon Bashën për pjesëmarrjen në Kuvend: Matematicieni im, gjithmonë i dalin më shumë vota se delegatë


Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka ironizuar shifrat e publikuara nga Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga Lulzim Basha, lidhur me pjesëmarrjen.

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan që në sallë nuk janë më shumë se 1 mijë e 700 persona, pavarësisht se Jemin Gjana deklaroi se merrnin pjesë 5 mijë e 4 delegatë.

Po ashtu ajo ka publikuar një dokument nga Kuvendi i PD-së i mbajtur në vitin 2018, ku ka më shumë vota se vetë delegatë dhe për këtë ironizon Bashën duke e quajtur “matematicien”.

“Matematicieni im!

Interesant.

Lb i dalin 5004 “delegatë” edhe pse në sallë nuk ka më shumë se 1700 vetë.

Gjithmonë i dalin më shumë vota se delegatë.

Njëlloj i dolën edhe në 2018.

Nesër do ju tregojmë letrat tha LB.”- shkruan Topalli.