Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhja e Presidentit të ri, Alibeaj: Procesi duhet të jetë transparent, jo i mbyllur në zarf


Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj foli në një deklaratë për mediat për zgjedhjen e presidentit të tij.

Gjatë prononcimit për mediet, Alibeaj tha se më i rëndësishëm është procesi që sipas tij duhet të jetë transparent e gjithëpërfshirës dhe  “jo i mbyllur në zarf”.

“Është më i rëndësishëm procesi. Sepse nëse një proces është gjithpërfshirës, është transparent, jo i mbyllur në zarf unë besoj se do të japë produktin e duhur.

E pra për këtë arsye kam përshtypjen se do duhet nisur me këmbën e mbarë. Cila është këmba e mbarë? Duke respektuar Kushtetutën dhe sigurisht atë që ka qenë tradita e deritanishme e zgjedhjes së presidentit e cila nuk ka qenë gjithmonë e lavdishme.

E pra për këtë arsye, unë besoj se kushdo në një ngjarje kaq të madhe… siç është zgjedhja e kreut të shtetit… Kjo është e rëndësishme, procesi do duhet të jetë transparent, gjithpërfshirës, në sytë e shqiptarve. Kjo duhet të jetë qasja dhe qëndrimi.

Për këtë arsye, kam përshtypjen të gjithë e dinë se cila është procedura e zgjedhjes së presidentit.

Të gjithë e dimë që në raundin e 4 dhe të 5 zgjidhet me votat e maxhorancës, kjo nuk do duhet përdorur si një mjet për ta futur në zarf dhe pastaj pjesa tjetër do duhet vetëm të zgjedhë zarfin.

Kjo s’do ishte gjë tjetër përvecse cili është qëndrimi real i maxhorancës.”-tha Alibeaj.

Ai u pyet nga gazetarët nëse do shkojë në tryezën e konsultimeve të thirrur nga maxhoranca. Alibeaj u përgjigj se grupi parlamentar do mbajë qëndrimin e tij për gjithçka.

“Grupi parlamentar do të mbajë qëndrimin e vet mbi gjithçka. Tashmë është bërë rutinë mbledhja e grupit parlamentar. Presidenti nuk është i deputetëve por i shqiptarëve. Kjo duhet të prevalojë mbi gjithçka. Këtë do bëjmë ne. Ne kemi grupin parlamentar të PD. Grupi ynë do të vendosë për qëndrimin dhe procedurat e procesit konsultaltiv.”-tha Alibeaj.